Serbët shtojnë tensionet brenda Bosnje-Hercegovinës, kërkojnë krjimin e ushtrisë së pavarur

Publikuar tek: rajon, më 14:01 11-01-2017 Serbët shtojnë tensionet brenda Bosnje-Hercegovinës, kërkojnë krjimin e ushtrisë së pavarur Miloard Dodik

Drejtuesit serb të Republikës Srpska në Bosnje-Hercegovinë vazhdojnë të bëjnë deklarata dhe veprime që rrezikojnë paqen e brishtë në këtë shtet.

Presidenti i Republiës Srpska, Milorad Dodik ka deklaruar se do të marrë parasysh mundësinë për t’u tërhequr nga ushtria e përbashkët e Bosnje-Hercegovinës dhe për të patur një ushtri të tyren brenda këtij shteti.

“Struktura e Forcave të Armatosura të Bosnje-Hercegovinës është e minuar. Kur ajo u krijua (ushtria) ishte bërë e qartë se pala serbe do të merrte pjesë në të gjitha festimet e datave përkujtimore të Republikës Srpska (RS). E di që ka shumë probleme dhe nuk do të jetë një lëvizje e lehtë, por ne duhet të ndërmarrim hapin e parë për të mbledhur politikanët dhe zyrtarët e RS dhe të kuptojmë nëse është e mundur dhe politikisht përfituese për të dërguar një kërkesë për t’u tërhequr nga marrëveshja për Forcat e Armatosura”, ka thënë Dodik, raporton Newsbomb.al.

Forcat e Armatosura të BH u krijuan në 2005-ën pas unifikimit të ushtrive të Federatës së Bosnje-Hercegovinës dhe Republikës Sërpska.

Tensionet u shtuan pas vendimit të palës serbe brenda ushtrisë së Bosnjes, për të marrë pjesë në ceremoninë e krjimit të Republikës Srpska, duke thyer kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

RS nuk bie dakord të festojë ditën e pavarësisë më 1 mars, kur në vitin 1992 parlamenti boshnjak vendosi për pavarësinë e Bosnje-Hercegovinës nga Jugosllavia. Në 21 shator të 2016-ës, RS zhvilloi një referendum ku u përcaktua se serbet në këtë shtet do të festonin ditën kombëtare më 9 janar, kur në 1992 u krijua ky etnitet brenda Bosnjes.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinës hodhi poshtë datën e vendosur nga serbët. /Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0026369094848633
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65233" }