Debutoi dje me Atletikon, talenti kuqezi falënderon Simeonen dhe klubin

Publikuar tek: sport, më 15:01 11-01-2017 Debutoi dje me Atletikon, talenti kuqezi falënderon Simeonen dhe klubin

Keidi Bare bëri dje debutimin me skuadrën e parë të Atletikos së Madridit në një ndeshje zyrtare. Në sfidën e Kupës së Spanjës kundër Las Palmasit, mesfushori fierak u aktivizua në minutën e 79-të.

Ndeshja përfundoi 3-2 për Las Palmasin, por Atletiko u kualifikua për më tej pas fitores 2-0 në fushën kundërshtare në ndeshjen e parë.

Pak minuta më parë, Keidi Bare ka postuar një status në profilin e tij në Facebook, ku falënderon trajnerin Diego Simeone dhe shokët e skuadrës për këtë moment të veçantë në karrierën e tij.

“Falenderoj grupin teknik për këtë mundësi që më dhanë. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”, shkruan Bare.

Article Logic
Execution time: 0.019396066665649
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65236" }