Arrestohet polici në Durrës, si lejoi me dijeni të plotë të kalonte drogën trafikanti që bashkëpunoi me një grua

Publikuar tek: aktualitet, më 15:01 11-01-2017 Arrestohet polici në Durrës, si lejoi me dijeni të plotë të kalonte drogën trafikanti që bashkëpunoi me një grua

Arrestohet polici kufitar në Durrës pasi akuzohet se shpërdoroi detyrën duke lejuar të kalonin në vijën e parë të kontrollit 2 shtetas me lëndë narkotike edhe pse ishte në dijeni.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Durrës, arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në PKK Durrës, për “Shpërdorim të detyrës”.

Një ditë më parë rreth orës 19:30, bën me dije policia, duke shkelur urdhrin e eprorit efektivi i Policisë kufitare ka lejuar kalimin në dalje nga Republika e Shqipërisë drejt Italisë, të shtetasit Bashkim Hasani, megjithëse kishte informacione se ky i fundit do të kalonte materiale të kundraligjshme, në bashkëpunim me shtetasen Laureta Lama.

Pas kontrolleve në dhomën e tragetit ku ishin akomoduar për udhëtim dy shtetasit e sipërpërmendur, agjentët e Antidrogës sekuestruan lëndën narkotike, për të cilën kishin informacion.

“Arrestimi i Inspektorit Agim Shaba u krye për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.002194881439209
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65237" }