Programi i Reformave Ekonomike 2017-2019, diskutohet me donatorët

Publikuar tek: ekonomi, më 15:01 11-01-2017 Programi i Reformave Ekonomike 2017-2019, diskutohet me donatorët

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes zhvilloi sot tryezën e radhës konsultuese, në kuadër të hartimit të “Programit të Reformave Ekonomike 2017-2019” të Shqipërisë, dokument i cili pas miratimit nga Këshilli i Ministrave do të dorëzohet pranë Komisionit Europian.

 Takimi i sotëm u zhvillua me donatorët dhe përfaqësues të organizmave kryesore ndërkombëtare më të cilat bashkëpunon vendi ynë, por të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga ministritë e linjës, disa ambasada të huaja të akredituara në Tiranë, përfaqësues nga agjenci të ndryshme shtetërore, etj.

Nën drejtimin e Zv.Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Adela Karapici, përfaqësues nga EBRD, zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, UNDP, UN Women, USAID, Ambasada e Zvricrës, Ambasada Greke, Ambasada e Kroacisë, Ambasada e Hungarisë, ambasada e Gjermanisë, Kooperacioni Italian, Banka e Shqipërisë, etj, diskutuan mbi reformat strukturore kryesore të parashikuara nga qeveria e Shqipërisë në periudhën afatmesme, për nxitjen e rritjes ekonomike dhe rritjes së konkurrueshmërisë. Zv.Ministrja e MZHETTS bëri një prezantim të dokumentit strategjik dhe u shpreh se hartimi i këtij drafti është bërë në diskutime të vazhdueshme me ministritë e linjës, duke arritur në një prioritizim të reformave ekonomike që do të zbatohen nga qeveria e Shqipërisë për periudhën 2017-2019.

Nga ana e tyre, përfaqësues nga donatorët dhanë komentet dhe sugjerimet e tyre për disa nga reformat kryesore të parashikuara në program, komente të cilat do të shqyrtohen nga grupi ndërinstitucional i punës dhe më pas do të reflektohen në dokumentin strategjik.

Zv.Ministrja e MZHETTS bëri me dije se, pas shqyrtimit të komenteve nga shoqëria civile dhe organizmat ndërkombëtare në akredituara në Tiranë me të cilat bashkëpunon qeveria shqiptare, ERP do të prezantohet javën që vjen në komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.

Programi i Reformave Ekonomike 2017-2019 përmban 19 reformave, sipas fushave: menaxhimi i financave publike; energjia, transporti dhe tregjet e telekomit; zhvillimet sektoriale; klima e biznesit dhe ulja e ekonomisë informale; kërkim dhe inovacion; tregtia e jashtme dhe lehtësimi i investimeve; arsimi dhe aftësimi; Punësimi dhe tregu i punës; përfshirja sociale, ulja e varfërisë dhe shanset e barabarta.

Përsa i përket zhvillimeve sektoriale, reformat kryesore janë: konsolidimi dhe defragmentimi i tokës bujqësore; standardizimi i industrisë së turizmit; dhe prezantimi i politikave strategjike për industrinë jo-ushqimore.

Ndërkaq, në fushën e klimës së biznesit dhe uljes së ekonomisë informale, dy reformat kryesore do të jenë: reduktimi i barrierave për biznesin dhe implementimi efektiv i planit kombëtar për reduktimin e nivelit të kredive të këqija në sistemin bankar.

ek1.jpg

ek2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.013952970504761
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65238" }