Gjenden 500 kg kanabis në Gjirin e Dafinës, Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:01 11-01-2017 Gjenden 500 kg kanabis në Gjirin e Dafinës, Vlorë

Plot 500 kilogram kanabis sativa janë gjetur nga Policia Kufitare dhe Delta Force në Gjirin e Dafinës në Vlorë.

Droga është gjetur e braktisur në plazhin që ndodhet në pjesën e jashtme të Karaburunit e ndarë në 20 pako dhe e mbështjellë me natriban. Dyshohet se droga do nisej me gomone drejt Italisë.

Njoftimi:

Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar me Policinë Italiane ku u sekuestrua një skaf me rreth  1.9 ton lëndë narkotike Canabis Sativa si dhe u arrestuan dy skafistë në bord ju informojmë se:

Rreth orës 13:30, Delta Forcë gjatë kontrollit të ushtruar  pas Karaburunit, pranë vendit të quajtur "Plazhi i Dafinës", ka konstatuar dhe sekuestruar 17 pako të mëdha me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, rreth 500 kilogramë.

Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me  mjetin lundrues të Delta Forcë, ku dhe do kryhet peshimi i saj.

Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë.

4r56464uicghjr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.018106937408447
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65241" }