Gjendet e vdekur prej të ftohtit gruaja në Durrës, 3 ditë trupi i pajetë në banesë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:01 11-01-2017 Gjendet e vdekur prej të ftohtit gruaja në Durrës, 3 ditë trupi i pajetë në banesë

I ftohti vazhdon të shënojë viktima.

Para pak minutash është gjetur e vdekur në banesën e saj në qytetin e Durrësit një grua, 67 vjeçe, ideniteteti i së cilës s’bëhet ende me dije. Sipas raportimeve të para, gruaja ka ndërruar jetë që para tre ditësh.

Asaj nuk i është gjetur asnjë mjet ngrohës në banesë ndërsa mësohet se ishte e divorcuar dhe jetonte e vetme. Trupi i 67-vjeçares u gjet nga shërbimi zjarrfikës pas një telefonate të djalit të të ndjerës. I biri ishte munduar të klontaktonte me të ëmën por pasi ajo nuk u përgjigj ai telefonoi shërbimin zjarrfikës.

Arrin në gjashtë kështu bilanci i viktimave në vend si pasojë e të ftohtit.

Article Logic
Execution time: 0.0023040771484375
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65244" }