Dosja ruse për “perversitetet” e Donald Trump, “urdhëroi prostitutat të urinonin mbi krevat”

Publikuar tek: bota, më 17:01 11-01-2017 Dosja ruse për “perversitetet” e Donald Trump, “urdhëroi prostitutat të urinonin mbi krevat”

Autoritete të larta britanike dhe amerikane kanë pranuar se “dosja” e shumëpërfolur e Kremlinit për Donald Trump nuk është një mashtrim i madh, por ekziston vërtet.

Vetë Donald Trump i hodhi poshtë zërat duke i quajtur fabrikime ndërsa Kremlini i quajti “fantashkencë”.

Por burime të paidentifukuara thonë se dosja ekziston dhe në të është dokumentuar lidhja 5 vjeçare e Trump me Rusinë, perversitetet në dhomën e hotelit në Kremlin dhe marrëveshjet “e ëmbla” të pronave që përfshijnë dhe Kupën e Botës 2018, që Rusia i ka ofruar atij, përcjell Newsbomb.al.

Burimet për mediat e huaja thonë se Rusia ka materiale kompromentuese personale dhe financiare për të.

CNN raporton se materiali është bazuar në shkresat e përpiluara nga një operativ të shërbimit të fshehtë britanik, i cili konsiderohet ' i besueshëm' nga ana e shërbimit të inteligjencës amerikane.

df34g423gh.jpg

Perversitetet:

Në dosje thuhet se gjatë qëndrimit në dhomën e hotelit në Moskë, autoritetet ruse shfrytëzuan perversitetin dhe obsesionet e Trump për ta kompromentuar atë.

Aty thuhet se Donald Trump urdhëroi prostitutat të urinonin në krevatin e suitës së Moscoë Ritz Carlton, pasi ai mendonte se çifti Obama kishte fjetur më parë aty. Kjo ngjarje thuhet se është filmuar në kamerat sekrete e shërbimeve inteligjente ruse, shkruan Newsbomb.al.

Pronat:

Sipas dosjes Rusia i ka ofruar prona joshëse Donald Trumpit, disa prej tyre kanë lidhje me Kupën e Botës 2018, për ta “kultivuar” atë.

Në dosje pretendohet se Rusia ka 5 vjet që e “kultivon” e mbështet dhe e ndihmon Donald Trump-in, madje me mbështetje direkte nga Vladimir Putin. /Newsbomb.al

Ssdfw34g2wgxdfht_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023429393768311
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65247" }