Deputeti i PS shkruan i pikëlluar për ngjarjen e rëndë pak minuta pas gjetjes së trupit, vdiq tragjikisht babai i dy fëmijëve

Publikuar tek: politike, më 18:01 11-01-2017 Deputeti i PS shkruan i pikëlluar për ngjarjen e rëndë pak minuta pas gjetjes së trupit, vdiq tragjikisht babai i dy fëmijëve

Një  40-vjeçari në Fier sot ka humbur jetën tragjikisht teksa po ecte në akull, pasi akulli është thyer, dhe babai i dy fëmijëve u mbyt në liqen. Policia njoftoi se bëhej fjalë Hajredin Xhelën, baba i dy fëmijëve adoleshentë dhe banues në fshatit Petovë.

Trupi i tij është gjetur para pak minutash nga polumbarët ndërsa për ngjarjen ka shkruar edhe deputeti i PS, Ervin Koçi.

“Një ngjarje tragjike ndodhi sot në fshatin Petovë ku Hajredin Xhelo fatkeqësisht ra në liqen dhe humbi jetën. Ngushëllime për familjen Xhelo, por një falenderim shpirtëror dhe i veçantë është për dy polumbarët e Pasha Limanit që edhe pse në temperatura të ulëta, në liqenin e mbuluar tërësisht nga akulli dhe në orët e natës sapo arritën që të nxirrnin trupin e pajetë.
Vlerësim dhe mirënjohje nga gjithë komuniteti i zonës për sakrificën e tyre”, shkruan deputeti.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

“Më datën 11.01.2017, ora 13:20, në liqenin e fshatit Petovë, Fier, shtetasi Xh, rreth 40 vjeç, bari në fshatin Petovë, duke provuar të qëndroi sipër akullit të liqenit, është thyer akulli dhe është fundosur. Për pasojë ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”.

Article Logic
Execution time: 0.0022950172424316
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65254" }