Dëbora bllokon autostradën Tiranë - Durrës, aksidente dhe rradhë 3 km (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:01 11-01-2017 Dëbora bllokon autostradën Tiranë - Durrës, aksidente dhe rradhë 3 km (Video)

Rreshjet e borës të nisura pak orë më parë kanë sjellë edhe bllokimin e autostradës Tiranë – Durrës.

Situata më problematike është krijuar pranë mbikalimit të Vorës, ku disa automjete janë aksidentuar dhe për rrjedhojë është paralizuar qarkullimi. Newsbomb.al mëson nga vendngjarja se rradha e automjeteve shkon deri në 3 kilometra.

Megjithëse e papritur për këtë aks rrugor tepër të rëndësishëm, por jo për situatën e krijuar së fundmi në vendin tonë, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për zhbllokimin e autostradës nga rreshjet e borës apo hedhje të kripës në rrugë.

Ndërsa policia bën me dije se tashmë autostrada Tiranë Durrës është e kalueshme vetëm me zinxhirë. /Newsbomb.al

 

Article Logic
Execution time: 0.020610094070435
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65261" }