“Bora e ’85 mori diktatorin, kjo e ’17 merr…”, këndvështrimi i avokat Ngjelës

Publikuar tek: politike, më 22:01 11-01-2017 “Bora e ’85 mori diktatorin, kjo e ’17 merr…”, këndvështrimi i avokat Ngjelës

Avokat Spartak Ngjela nuk ka se si të mos e lidhë dëborën që mbuloi sot Tiranën me zhvillimet politike në vend. Në një status në Facebook, ngjela e sheh dëborën si një shenjë për të pastruar në muajin prill 300 të korruptuarit e Shqipërisë, ashtu si dikur, në vitin 1985 mori diktatorin Enver Hoxha.

Ja çfarë shkruan Ngjela:

“Borë e konsiderueshme në Tiranë...

"Shenjë e mirë, avokat", më tha një punëtor i një pike karburanti, te Bryli në Tiranë.

Dhe kishte të drejte: dëbora e madhe e janarit 1985 mori diktatorin shqiptar në muajin prill të atij viti; kjo e këtij janari 2017 merr në muajin prill të këtij viti 300 të korruptuarit e lartë të shtetit të degraduar shqiptar...

Gezuar dëborën e parë në Tiranë...”

Article Logic
Execution time: 0.019379138946533
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65265" }