Reshjet e borës, Veliaj apel qytetarëve: Tregoni kujdes në lëvizje; Mbi 1200 punonjës në terren (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:18 12-01-2017 Reshjet e borës, Veliaj apel qytetarëve: Tregoni kujdes në lëvizje; Mbi 1200 punonjës në terren (FOTOT)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm pas rënies së borës në Tiranë.

  Në mesazhin drejtuar qytetarëve, kreu i bashkisë u kërkon qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet, ndërsa garanton se 1200 punonjës të Bashkisë janë në terren për zgjidhjen e problematikave që mund të shfaqen.

“Në Tiranë ka rënë 5 cm dëborë, por më shumë reshje ka patur në zonat rurale. Nata do të jetë e ftohtë me temperatura nën zero. Për pasojë do kenë ngrica në rrugë dhe trotuare. Bashkia e Tiranës ka mbi 1200 veta në terren. Ju lutemi të tregoni kujdes në lëvizje dhe kufizoni shpejtësinë”, thekson Veliaj.

 

CM1.jpg

CN2.jpg

M3.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Trafik i rënduar dhe aksidente pas rreshjeve të borës në Tiranë
FOTOT më të bukura që s’i keni parë ende nga Tirana e mbuluar me dëborë, i keni në këtë galeri »
Article Logic
Execution time: 0.023133993148804
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65274" }