As shiu e as bora... Shikoni ç’po ndodh pa gdhirë mirë në "Arenën Kombëtare" (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:01 12-01-2017 As shiu e as bora... Shikoni ç’po ndodh pa gdhirë mirë në

As shiu e as bora duket se s’e ndal dot punën për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare”.

Që në orët e mëngjesit, ende pa zbardhur mirë dita, makineritë dhe një numër i madh punonjësish kanë rinisur punën në kushte të vështira atmosferike, pasi krahas temperaturave të ulëta, dëbora ka vështirësuar gjithçka.

Megjithatë brenda stadiumit po punohet me instensitet të lartë, e rrallë për sytë e kryeqytetasve që tanimë janë mësuar me faktin që zakonisht projektet dihet kur nisin por asnjëherë kur përfundojnë.

Tetori i viti 2018 është premtimi për inagurimin e “shtëpisë” së madhe të kuqezinjve dhe nëse vazhdohet kështu, ka të gjitha gjasat që të përmbushet.

pun.jpg

er.jpg

ar.jpg

ST1_copy.jpg

ST.jpg

Article Logic
Execution time: 0.02155590057373
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65284" }