Artan Hoxha dolli në shtëpinë e Tosit, të mbijetuarit të 21-janarit: Ik, shijoje jetën në perëndim, jeto për ato 4 pllaka bronzi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:01 12-01-2017 Artan Hoxha dolli në shtëpinë e Tosit, të mbijetuarit të 21-janarit: Ik, shijoje jetën në perëndim, jeto për ato 4 pllaka bronzi

Gazetari Artan Hoxha kujton të vrarët e 21-janarit ndërsa ngre dolli me Fatosin, të mbijetuarin e së premtes së zezë.

Ndërsa ndodhet në darkën modeste të 3 vjetorit të lindjes së djalit të Fatosit, Hoxha ngre edhe njëherë pyetjet që kanë mbetur pa përgjigje për katër protestuesit që tanimë kanë mbetur veç pllaka në bulevard.

“Si i vranë? Pse u  vranë dhe kush i vrau?”. Gazetari thotë se Tosi si i mbijetuar i di përgjigjet e këtyre pyetjeve por “ata të katërt” turfullojnë që edhe pse kanë kaluar 6 vite, askush s’është ndëshkuar.

POSTIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:

Mbi nje pllake bronxi ne bulevard

Sot, ne mesdite ndersa prisja furgonin e Neës 24 per te shkuar ne pune, padashje hodha syte poshte dhe...cfare pashe do thoni ju?!!! Kisha qendruar fiks mbi pllaken prej bronxi te vendosur mbi bulevard, qe perkujton vendin ku mbeti i ekzekutuar Hekuran Deda, me 21 janar 2011. Plumbi i qitur nga automatiku MP5 i shefit te shtabit te batalionit special te Gardes, Agim Llupo, kishte zgjedhur viktimen, Hekuranin, dhe kishte "falur" Fatosin. Cfare fati!!! Miku im, ke lindur me kemishe. Ndryshe do ishe pllaka e peste prej bronxi ne bulevardin Deshmoret e Kombit....
Zoti e deshi qe Tosi te mos ishte sot nje pllake bronxi poshte kembeve te mia. Por une te isha i ftuar ne nje dreke modeste me prinderit, te afermit e Tosit e Aurores, si dhe dy miqve shume te afert te tij nga zona e vendlindjes, Mallakastra. Po festonim 3 vjetorin e lindjes se djalit te Fatosit. Sa e paparashikueshme eshte jeta. Nese Hekuran Deda do kishte mbijetuar ate te premte janari, sot do ishte duke ngritur dolli me ne, me rakine qe e ben vet babai i Tosit, Pellumbi. Nuk qe e thene...
Ata te kater, Ziveri, Faiku, Aleksi dhe Hekurani iken dhe nuk e moren vesh nga u erdhi vdekja. Fatosi eshte me ne dhe po pime dolli per shendetin e tij dhe te familjes se vet.
Plumbat e komandantit te Gardes Ndre Prendi dhe vartesit te tij, Shefit te shtabit te batalionit special Agim Llupo(po permend ekzekutoret qe nuk paten kurre kurajon te tregonin urdheruesin, te pakten per te lare ndergjegjen) nderprene ne mes endrat e familjeve dhe femijeve te kater te vrareve. Tosi, tashme i mbijetuar nga ajo masaker, ka ndjekur endren e vet, ka krijuar familjen e tij dhe po gezon tek rritet i biri. Ata te kater na vezhgojne nga bota e pertejme dhe turfullojne kur shohin se 6 vite pas masakres askush nuk eshte ndeshkuar per jetet e tyre.
Askush!!!! Madje jane gati duke i harruar fare. Si u vrane? Pse u vrane? Kush i vrau?!
Tosi i mbijetoi masakres, dhe te pakten e di pergjigjen e ketyre pyetjeve. Fati e deshi te mos jete pllaka e peste prej bronxi mbi bulevard, por babai i nje djali tre vjecar qe hedh shtat cdo dite. Kur i biri te rritet dhe te behet burre, nga ata me rrenje Mallakastre e Dukati, do ti duhet ti tregoje per te premten e zeze te 21 janarit 2011.
Per vrasesit, urdheruesit, ata qe fshehen te verteten dhe mbrojten ekzekutoret.
Zoti dashte qe deri atehere, vrasesit te jene ndeshkuar.
Ndryshe, Tosit do ti duhet te sajoj nje tjeter histori per te birin, qe ato kater pllaka bronxi mbi bulevard te kene kuptim.
Ik Tosi dhe shijoje jeten tende ne perendim, aty ku ja vlen te jetosh madje dhe te vdesesh nese duhet. Jeto dhe per ato kater pllaka bronzi qe nuk i gezuan familjet dhe femijet e tyre.
Te pakten mbledhesit e skrapit kane treguar respekt per ta, nuk kane tentuar kurre ti shkulin nga vendi....

 

tan.jpg

tan1.jpg

pllak.jpg

pa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023219585418701
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65285" }