Paralizohet aeroporti i Rinasit, prej orësh 1000 pasagjerë, mes tyre fëmijë, presin pa marrë përgjigje (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:01 12-01-2017 Paralizohet aeroporti i Rinasit, prej orësh 1000 pasagjerë, mes tyre fëmijë, presin pa marrë përgjigje (FOTOT)

Paralizohet puna në aeroportin  e Rinasit. Prej orësh, qytetarët nga e gjithë Shqipëria presin të nisin fluturimin e tyre por deri tani asnjë fluturim nuk është realizuar. Të gjitha fluturimet e linjës, Tiranë- Romë janë anuluar ndërsa më shumë se 1000 pasagjerë presin të bëjnë “check-in” .

Pasagjerët shprehen të indinjuar pasi një pjesë e madhe janë me fëmijë dhe pritja është e pajustifikuar.

Askush nuk ka denjuar t’i informojë qytetarët për këtë ngërç. E vetmja gjë që shkruhet nëpër monitore është një njoftim për vonesë por asnjë shpjegim dhe asnjë orar lidhur me nisjen e fluturimeve.

Sipas vetë pasagjerëve, qielli është i hapur, por mesa duket, në aeroport presin të dalë dielli.

aer1.jpg

aer4.jpg

aer5.jpg

aer6.jpg

aer7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022819042205811
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65287" }