NGJARJE E RËNDË KËTË MËNGJES: Shpërthen bombola në qendrën shëndetësore, plagoset infermierja

Publikuar tek: aktualitet, më 08:01 12-01-2017 NGJARJE E RËNDË KËTË MËNGJES: Shpërthen bombola në qendrën shëndetësore, plagoset infermierja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në drejtorinë e Shërbimit Publik në Bilisht, ku fillimisht u raportua se si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi u plagosën dy persona.

Por sipas policisë kemi të bëjmë me vetëm një të plagosur, që ishtë infermierja e qendrës shëndetësore. Mësohet se gazi ka patur rrjedhje gjatë gjithë natës dhe në momentin që punonjësja ka hapur derën dhe ka ndezur dritën,ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm që ka dëmtuar zyrat e katit të parë dhe të dytë. Sipas informacioneve në çdo zyrë kisht bombul që përdorej për ngrohje.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen në fjalë. 

Informacion paraprak i policisë:

Më datë 12.01.2017 rreth orës 09:00 jemi njoftuar se në qendrën shëndetësore të qytetit të Bilishtit, ka shpërthyer një bombul gazi.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja S.P, rreth 60 vjeç, me profesion infermiere, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Bilishtit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

bom.jpg

bomb2.jpgbomb3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022799968719482
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65288" }