I ftohti shkakton viktimën e rradhës këtë mëngjes, gjendet i pajetë 61-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 09:01 12-01-2017 I ftohti shkakton viktimën e rradhës këtë mëngjes, gjendet i pajetë 61-vjeçari

I ftohti shkakton një tjetër viktimë duke rënduar kështu bilancin e jetëve të humbura si pasojë e motit të keq e temperaturave të ulëta.

Rreth orës 09:02, është gjetur një person i pajetë në hyrje të banesë së tij në Sarandë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në lagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të banesë së tij private është gjetur i pajetë, shtetasi Zh.T., rreth 61 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Article Logic
Execution time: 0.0022048950195312
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65294" }