Lëvizje dhe shkarkime të bujshme në botën e medias shqiptare, nga Mentor Kikia te Armand Shkullaku (Çfarë ndodhi në 6 muaj)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:01 12-01-2017 Lëvizje dhe shkarkime të bujshme në botën e medias shqiptare, nga Mentor Kikia te Armand Shkullaku (Çfarë ndodhi në 6 muaj)

Në vetëm gjashtë muajt e fundit, media shqiptare është tronditur nga shkarkime dhe lëvizje të shumta të gazetarëve e të drejtuesve të televizioneve dhe gazetave.

Akuza për censurë, kapje nga politika, interesa për ndërtim pallatesh, mosmarrëveshje me pronarët dhe shkurtim i buxhetit janë disa nga deklarimet që kanë shoqëruar këto shkarkime dhe lëvizje që prej korrikut të 2016-ës.

Nisur nga shkarkimi i Armand Shkullakut në Abc News dhe Alfred Lelës te MAPO, Newsbomb.al publikon listën me të gjitha shkarkimet e lëvizjet e gazetarëve dhe drejtuesve në këto gjashtë muajt e fundit.

Më 8 korrik jo pak bujë bëri emërimi i dy ish-drejtuesve të Top Channel në poste të larta te Televizioni Publik Shqiptar, Rezart Aga dhe Bledar Zaganjori u emëruan përkatësisht Drejtues i Njësisë të Programeve Televizive dhe Drejtues i Njësisë të Programeve Tematike dhe Lajmeve në RTSH.

Pak ditë më pas, Kasem Hysenbelliu largohet nga posti i Drejtorit Administrativ në News 24, në gusht Alida Tota shkarkohet nga pozicioni i drejtoreshës së Informacionit në “A1”, të njëjtin fat pati edhe Mentor Kikia i cili u shkarkua si kryeredaktor i lajmeve në Top Channel, raporton Newsbomb.al.

Mbyllja e emisionit ‘Publicus’ në Vizion Plus, ende pa filluar mirë, në muajn tetor, u kthye në një çështje politike në vend. Kalimi i Ylli Rakipit nga Ora News te News 24 ndodhi pa zhurmë, njësoj si emërimi i Arben Rozhanit drejtor i gazetës “Shekulli” dhe kalimi i Brahim Shimës në postin e kryeredaktorit.

Edhe 2017-ta nisi me ndryshime të bujshme, siç ishte rikthimi i Adi Krastës në Top Channel, hera e parë që ky televizion pranon të larguarit e tij, për të kulmuar me largimin e Shkullakut dhe Lelës nga Abc News dhe MAPO.

Të gjitha lëvizjet në 6 muajt e fundit – Newsbomb.al

8 korrik 2016

Rezart Aga – Emërohet Drejtues i Njësisë të Programeve Televizive në RTSH.

Bledar Zaganjori – Emërohet Drejtues i Njësisë të Programeve Tematike dhe Lajmeve në RTSH.

19 korrik

Kasem Hysenbelliu – Largohet nga posti i Drejtorit Administrativ në News 24.

18 gusht

Alida Tota – Shkarkohet nga posti i Drejtoreshës së Lajmeve në A1.

21 shtator

Mentor Kikia – Shkarkohet nga posti i Kryeredaktorit të Lajmeve për edicionin 15:00 në Top Channel.

9 tetor

Publicus- Mbyllet emisioni investigativ në Vizion Plus.

31 tetor

Enton Abilekaj - Largohet nga posti i Drejtorit të Informacionit në News 24.

10 nëntor

Ylli Rakipi – Nis transmetimin e “Të Paekspozuarit” në News 24 pas largimit nga Ora News.

7 dhjetor

Arben Rozhani- Emërohet drejtor i gazetës "Shekulli".

Brahim Shima - Emërohet kryeredaktor i gazetës "Shekulli".

8 janar 2017

Adi Krasta – Rikthehet në Top Channel me emisionin “E diell”.

11 janar

Armand Shkullaku – Largohet nga posti i Drejtorit të Informacionit në Abc News.

Alfred Lela – Largohet nga posti i Drejtorit të mediave MAPO. 

/Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.0025169849395752
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65296" }