Trump pranon për herë të parë se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presideciale

Publikuar tek: bota, më 10:01 12-01-2017 Trump pranon për herë të parë se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presideciale

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e pranoi të mërkurën se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e nëntorit, por tha se nëse Presidenti rus, Vladimir Putin e pëlqen atë, ai e konsideron një gjë të tillë "një plus, jo një dobësi".

Në konferencën e tij të parë për shtyp që prej thuajse gjashtë muajsh, zoti Trump, tha se edhe nëse Putin kishte mbështetur kandidaturën e tij, ndaj asaj të Hillary Clintonit, ai do të ishte më i ashpër me udhëheqësin rus në arenën botërore, kur të marrë detyrën javën e ardhshme.

"Me të vërtetë besoni se Hillary Clinton do të ishte më e rreptë se unë? Mos u tallni", tha zoti Trump.

Ai mohoi të kishte ndonjë interes financiar në Rusi, duke thënë: "Nuk kam biznese dhe nuk kam hua në Rusi".

I pyetur lidhur me depërtimin kompjuterik, që zyrtarët e zbulimit amerikan besojnë se zoti Putin e ka autorizuar, zoti Trump tha se "ai nuk duhet ta kishte bërë një gjë të tillë", raporton Voa.

Presidenti i zgjedhur denoncoi publikimin e njoftimeve se Rusia kishte grumbulluar informacion të papërshtatshëm për ta komprometuar atë.

"Mendoj se është e turpshme që një informacion i tillë u publikua. Është një lajm i rremë. Një gjë e tllë nuk ka ndodhur".

Article Logic
Execution time: 0.0026969909667969
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65299" }