Sara Kapo me bikini, përjeton ndryshe dëborën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:01 12-01-2017 Sara Kapo me bikini, përjeton ndryshe dëborën

E kujt nuk i mungojnë fotot tipike të stinës së bukur, shtrirë në shezlong duke shijuar rrezet dhe një libër. Për të na e shuar (madje fikur fare) mallin, sonte ka menduar Sara Kapo, vajza “tip” e aktores Ema Andrea.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure Tirana është zbardhur nga dëbora e shumë qytetarë, të vegjël e të mëdhenj dolën në rrugë të shijojnë surprizën e janarit. E teksa të tjerët kanë lozur me topa bore e kanë ndërtuar ndonjë plakush hundëkarrotë, Sara sërish ka dalë kundër rrymës. Ajo na ka sjellë pikërisht imazhin tipik të verës. Nuk ka përtuar e bija e aktores, e cila ka veshur rrobat e banjës dhe është shtrirë në “shezlongun” e akullt me një libër në dorë. Gëzuar!/ revistawho.com

Article Logic
Execution time: 0.016558885574341
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-65302" }