Pse na izolojnë nga kultura e përbotshme?

Publikuar tek: analiza-komente, më 15:02 08-02-2017 Pse na izolojnë nga kultura e përbotshme?

Nga Artan Fuga

O trima liberalë!

Doni liberalizmin pa kufij në biznese? Shumë dakord!

Hapini kufijtë për operatorë të huaj në fushën e arsimit të lartë, në fushën e medias audiovizive dhe të shkruar, në fushën e librit dhe botimeve, në fushën e kinematografisë, sallave të errta dhe të kulturës, muzeve, ekspozitave, dhe do të shihni si do të zhdukeni!

Harroni, harroni!

Harroni se biznese të ndryshme në këto fusha mbijetojnë pikërisht sepse nuk ka ekonomi tregu, se ka izolim nga bizneset e huaja dhe investimet e huaja në kinematografi, spektakle, televizione, mediat të shkruar, arsim universitar, botime.

Hiqni barrierat që e pengojnë kapitalin e huaj të investojë në këto fusha sepse po na izoloni kulturalisht, në dije, në informacionin mbi aktualitetin.

Shpallni të lira frekuencat e transmetimit televiziv, që të shiten dhe të blihen lirisht në ankand!

Izolimi dhe jo hapja liberale e mban në këmbë biznesin tuaj që ruan monopole të cilat i paguan konsumatori, publiku, kombi, që paguan qimet e kokës për një shërbim që nuk e merr ose e merr si shkel e shko, si domate e kalbur.

Hapni tregun për industrinë e edukatës, informacionit, kulturës, mediave, për atë që quhet industri e krijimit dhe do të shohim sesi biznese të ndryshme lulëzojnë në kurriz të publikut që izolohet nga bota.

Hapni kufijtë për qarkullimin e kulturave se jemi bërë të nënshkruar përsëri Kartën e Helsinkit aq të izoluar nga bota na mbajnë.

Kush i ri shqiptar mëson sot në shkollë për poetët e sotëm, prozatorët e sotëm, kineastët, gazetarët e sotëm, piktorët, muzikantët botërorë?

Pyetini, pyetini dhe do të shihni!

Pastaj pyesni mësuesit!

Pastaj pyesni dhe drejtorët e drejtorive arsimore!

Mos shkoni më larg!

Dhe përse na izolojnë me pozitat monopol në treg? ?

Për të na lënë injorantë, të paditur dhe për të bërë plane biznesi mbështetur mbi izolimin dhe tregun monopol gjoja rezervuar për sipërmarrësit shqiptarë.

Bota është e hapur për të gjithë për të konkurruar.

Cdokush e ruan vendin në treg me konkurrencë, jo me mbrojtje nga shteti dhe pastaj kërkon liberalizëm.

Kur të hapet tregu i industrisë së kulturës do të shohim më të mirët që mbijetojnë dhe të tjerët, ca llapaqena sidomos, do të shohin bizneset e tyre kthyer në karakatina si fabrikat e gozhdëve dhe bullonave pas hapjes së tregut shqiptar pas 1990.

Article Logic
Execution time: 0.0023021697998047
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-68109" }