Ministrja rumune që burgosi kolegët e saj: Nëse në Shqipëri arrestohen vetëm anëtarë të opozitës, reforma në drejtësi ka dështuar

Publikuar tek: politike, më 08:02 15-02-2017 Ministrja rumune që burgosi kolegët e saj: Nëse në Shqipëri arrestohen vetëm anëtarë të opozitës, reforma në drejtësi ka dështuar

Ish-ministrja e Drejtësisë në Rumani, Monica Macovei ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet të çojë prapra hekurave të gjithë ata politikanë të korruptuar në Shqipëri.

Gjatë një interviste për Top Channel, Macovei tha se reforma nuk mund të konsiderohet e përfunduar vetëm me miratimin në Kuvend, por e rëndësishme është që ajo të zbatohet dhe të shkatërrojë korrupsionin politik.

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian theksoi se nëse në sistemin e ri të drejtësisë dënohen vetëm anëtarë të korruptuar të opozitës, atëherë reforma ka dështuar, pasi në radhë të parë duhet të jenë anëtarët e qeverisë dhe të mazhorancës, të cilët kanë kryer korrupsion, ata që duhet të shkojnë pas hekurave.

Ajo dha shembullin e Rumanisë ku me dhjetëra ministra, deputetë dhe drejtues institucionesh të rëndësishme kanë dalë përpara drejtësisë, çka i hapi vendit rrugën për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Macovei u shpreh se Shqipërisë i duhen njerëz me integritet dhe të pavarur për të çuar përpara reformën, si dhe foli për presionet që ajo kishte ndjerë kur ishte ministre nga kryeministri dhe kolegë të saj, për të mbyllur disa çështje të rëndësishme, por që i kishte refuzuar me vendosmëri. 

Article Logic
Execution time: 0.0022621154785156
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-68760" }