Universiteti i Prishtinës kërcënohet nga ISIS: Do ju sulmojmë

Publikuar tek: rajon, më 12:02 15-02-2017 Universiteti i Prishtinës kërcënohet nga ISIS: Do ju sulmojmë

Drejtuesit e Universitetit të Prishtinës kanë marrë një letër kërcënuese, që mbante emrin e organizatës terroriste, ISIS, ku paralajmërohej për një sulm gjatë ditës së sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga nga Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, i cili ka thënë se për këtë arsye edhe cermonia e 47 vjetorit të krijimit të universitetit nuk është mbajtur në sallën e Fakultetit Filologjik.

 “Do t’ju sulmojmë me datën 15 [shkurt] dhe shihemi te Zoti”, ka cituar Hoti një pjesë të letrës, por nuk e ka bërë atë publike për shkak të hetimeve.

Policia ka nisur hetimet nëse ekziston ndonjë përfshirje e militantëve të ISIS në këtë çështje apo letra nuk paraqet kërcënim real.

Gjithashtu, ditën e sotme janë organizuar protesta nga disa grupe studentësh kundër ndërhyrjes së politikës në funksionimin e universitetit.

Article Logic
Execution time: 0.019783973693848
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-68787" }