Atentati ndaj 49 vjeçares, arrestohet në Shkodër i dyshuari si vrasës me pagesë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:02 20-02-2017 Atentati ndaj 49 vjeçares, arrestohet në Shkodër i dyshuari si vrasës me pagesë

Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia si i dyshuar për plagosjen e shtetases Flutura Muça, 49 vjeç, dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

I arrestuari është Shkëlzen Zenja, i dyshuar se është vrasës me pagesë. Zenja nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu për një tjetër atentat.

E plagosura ka deklaruar se atentati ndaj saj është kryer për shkak se ajo dhe familja akuzojnë shtetasin Sadetin Sulaj për vrasjen e motrës së tyre, Suela Muça. Sulaj akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Muça, por ai refuzon të pranojë përfshirjen në ngjarje. 

Article Logic
Execution time: 0.020415067672729
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-69298" }