Provokon profesori shqiptar: Osmanët kishin besim te shqiptarët, edhe ortodoksët luftuan për Perandorinë kundër grekëve

Publikuar tek: aktualitet, më 06:02 27-02-2017 Provokon profesori shqiptar: Osmanët kishin besim te shqiptarët, edhe ortodoksët luftuan për Perandorinë kundër grekëve

Jusuf Osmani, profesor në degën e Arkivave në Universitetin e Prishtinës, ka bërë një deklaratë që mund të konsiderohet provokatike kur ka thënë se “osmanët kishin besim të lartë tek shqiptarët”.

Duke folur në simpoziumin e organizuar në qytetin e Bursës në Turqi, me temë "Emigrimi nga Kosova drejt Bursës", Osmani ka theksuar se ky besim vihet re edhe tek prezenca e shqiptarëve në drejtimin e kësaj perandorie, të cilët mund t’i hasësh lehtë nga pozicioni më i thjeshtë deri tek Sadrazami.

Osmani në vijim tha se shqiptarët kanë marrë pjesë në të gjitha luftrat për mbrojtjen e Perandorisë Osmane në kohën e fundit të saj, duke përfshirë këtu edhe shqiptarët ortodoksë. "Shqiptarët ishin pjesë e shumë luftrave në kohën e fundit të perandorisë. Ata ishin pjesë gjatë kryengritjes së grekëve. Ishin pjesë e luftës së Çanakalasë. Një grek gjuan drejt Mustafa Kemal Ataturk-ut për ta vrarë, ndërkohë që Kapiten Bekir-i i del përpara duke u plagosur vetë për të mbrojtur Ataturkun. Ky dokumt gjendet në arkivat osmane në Shqipëri". ​

Sa i përket marrëveshjes antishqiptare midis Ish-Jugosllavisë dhe Turqisë për shkëmbimin e popullsive, Osmani e sheh dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre vetëm si rezultat i presionit të serbëve.

Article Logic
Execution time: 0.017913818359375
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-70070" }