“Më mori malli Flor!”, fjalët emocionuese të Mamaqit për Dr. Florin: Tashmë ke një nip me emrin tënd që të ngjan shumë…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:02 28-02-2017 “Më mori malli Flor!”, fjalët emocionuese të Mamaqit për Dr. Florin: Tashmë ke një nip me emrin tënd që të ngjan shumë…

Sot, në ditën e lindjes së tij, Ermal Mamaqi i ka drejtuar disa fjalë emocionuese  Dr. Florit, mikut të tij të shtrenjtë që nuk jeton më.

"Më mori malli Flor", kështu shprehet Mamaqi shprehet duke treguar se sa i ka munguar, si ka ndryshuar jeta e tyre pas ikjes së tij, si po rriten fëmijët, si bashkëshortja Blerina po vijon jetën e përmallur për të shoqin...

STATUSI I PLOTE I ERMAL MAMAQIT:

Më mori malli Flor… Shumë pak e dinë sa humor kishe ti. Sa qeshnim. Kushedi sa muzikë do kishim bërë këto vite që mungon.

Më ka marr malli për porositë që bëje në lokal, kur ngatërroje banjon me kuzhinën. Kur merrje lypësit në makinë dhe i blije për të ngrënë. Kur qaje me këngët e Kishës. Kur e ndiqje Pastorin më shumë se çdo pjesëtar tjetër i Kishës.

Më ka marr malli për telefonatat e tua në 3 të natës dhe që pasi unë të pyesja çfarë ka ndodh që merr kaq vonë, ti ma ktheje me pyetje tjeter: – Pse sa është ora?

Më ka marr malli për videot idiote që bënim me Egin. Për koncertet, festivalet, studiot dhe kafet pa mbarim.

Sa plane mbetën përgjysmë. Sa këngë që nuk kam gjetur forcën t’i përfundoj.

Shtëpia me dru që do bënim në Dajt për fëmijët tanë.

Tashmë ti ke një nip që të ngjan më shumë ty se Albanit. I kanë vënë emrin tënd.

Kaltrina po jep shkëndijat e para që mund të eci në hapat e tua. Ndërsa Danieli bëhet çdo ditë e më i zgjuar. Dhe Blerina që vazhdon jeton me prindërit e tu, si të ishin të vetët, si atëherë… Ma do mëndja se po këndon atje lart. Ndoshta je ulur në prehërin e Zotit dhe po këndon.

Kushedi sa bukur do jetë… Më mori malli Flor…

Article Logic
Execution time: 0.0023560523986816
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-70263" }