Pa vdekjen me sy, Fernando Torres flet pas momentit të tmerrshëm dhe tregon gjendjen e tij (Foto)

Publikuar tek: sport, më 07:03 03-03-2017 Pa vdekjen me sy, Fernando Torres flet pas momentit të tmerrshëm dhe tregon gjendjen e tij (Foto)

Fernando Torres i qetëson të gjithë!

Pas dëmtimit të rëndë të pësuar dje në sfidën kundër Deportivos, sulmuesi i Atletiko Madrdi ka shkruar një status në Twitter ku sqaron se gëzon shëndet të plotë. "Faleminderit të gjithëve për shqetësimin që treguat ndaj meje dhe për mesazhet tuaja! Ishte vetëm një moment frike.Shpresoj të rikthehem shumë shpejt", shkruan Torres duke sqaruar se nuk ka asgjë për t'u trembur për shëndetin e tij.

Sulmuesi i Atletikos ngjalli panik në fushën e lojës pas rrëzimit me kokë gjatë një dyluftimi në ajër me një kundërshtar dhe u dërgua me urgjencë në spital pasi humbi ndjenjat. Pas ekzaminimit të specializuar, Torres mori lajmin e mirë nga mjekët se nuk kishte pësuar goditje të rëndë në kokë, ndërsa kaloi natën në spital.

torres1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.020384073257446
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-70598" }