Kapen me 1 kg kanabis, pranga 18 dhe 22 vjeçarit në Itali

Publikuar tek: rajon, më 16:03 03-03-2017 Kapen me 1 kg kanabis, pranga 18 dhe 22 vjeçarit në Itali

Policia itlaiane ka arrestuar dy shqiptarë shpërndarës droge pasi në shtëpinë e tyre në Oggiono të Lecco-s është gjetur rreth 1 kilogram kanabis.

Fillimisht karabinierët kanë arrestuar një 18 vjeçar shqiptar që po udhëtonte me tren. Atij i janë gjetur disa doza kanabis por i ka treguar policisë italiane se droga i përkiste tjetër kujt.

Pasi kanë kontrolluar në banesën ku 18 vjeçari qëndronte së bashku me 22 vjeçarin shqiptar, policia italiane ka gjetur 1 kilogram drogë të fshehur në frigoriferin e shtëpisë.

Emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur.

Article Logic
Execution time: 0.017122030258179
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-70669" }