Aktivizoi pesë lojtarë të huaj, çfarë e shpëtoi Flamurtarin nga humbja e ndeshjes në tavolinë

Publikuar tek: sport, më 10:03 06-03-2017 Aktivizoi pesë lojtarë të huaj, çfarë e shpëtoi Flamurtarin nga humbja e ndeshjes në tavolinë

Shumë tifozë menduan se Flamurtari ka bërë një gafë të madhe duke aktivizuar njëherësh pesë lojtarë të huaj në ndeshjen ndaj Kukësit. Kuqezinjtë ishin duke kryesuar ndaj verilindorëve në pjesën e parë të takimit.

Tifozët hodhën dyshime se janë thyer rregullat e vendosura nga FSHF pasi në formacionin e Flamurtarit luanin njëkohësisht Galiç, Jakovljeviç, Bushiç, Leal dhe Alvesh.

Pesë lojtarë të huaj me rregullat e federatës nuk mund të luajnë njëkohësisht në takim, por pak e dinë se Jakovljeviç ka pasaportë Kosovare pasi ka lindur në Prishtinë. Ky fakt i jep mundësinë Flamurtarit që të aktivizojë t’i gjithë këta futbollistë njëherësh.

Nëse nuk do të ishte kështu, kjo do të kishte qenë një shkelje e rëndë dhe Kukësi do ta fitonte takimin në tavolinë duke grumbulluar tre pikë”të arta”.

Article Logic
Execution time: 0.044094085693359
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-70918" }