Kokëdhima harron për disa orë reformimin e PS-së dhe fokusohet në problemet e futbollit

Publikuar tek: politike, më 14:03 06-03-2017 Kokëdhima harron për disa orë reformimin e PS-së dhe fokusohet në problemet e futbollit

Koço Kokedhima një prej “pronarëve” te sport klub “Apolonia”, ka vizituar qytetin e Fierit. Në një lokal në qendër të qytetit, ai ka patur edhe një kafe pune me disa nga gazetarët sportiv të qytetit dhe kanë diskutuar në lidhje me hallet e klubit.

Maks Tashi, ka qenë më impulsiv se të tjerët në këtë takim spontan.

Ai i ka pohuar Kokëdhimës se:  “Ekipi aktual duhet të jetë në tre vendet më të mira, por nuk ka menaxhimin dhe drejtimin e duhur. Sot, tranjeri i njohur Mourinho edhe pse ka fituar 6 trofe pohon se ka akoma diçka për të mësuar.”

Këtij debati i është bashkuar edhe gazetari tjetër sportiv, Arbër Emiri.

“Apolonia duhet të dali patjetër në Superiore. Duhet një sistem loje i përshkallëzur që të arrihen rezultatet e duhura”, tha Emiri.

Gazetari Maks Tashi i ka kërkuar Kokëdhimës që të jetë prezent në emisionin e tij sportiv në tv lokal qoftë edhe me regjistrim, por Kokëdhima nuk ka pranuar duke i thënë se ka disa takime pune.

Article Logic
Execution time: 0.0022399425506592
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-70958" }