Sondazhi i austriakëve për ish-Jugosllavinë, ja çfarë qëndrimi kanë sot shqiptarët dhe serbët

Publikuar tek: rajon, më 15:03 06-03-2017 Sondazhi i austriakëve për ish-Jugosllavinë, ja çfarë qëndrimi kanë sot shqiptarët dhe serbët

71% e serbëve “vajtojnë” për ish-Jugosllavinë. Edhe te boshnjakët ka një shumicë të theksuar, saktësisht 68% të njerëzve që konsiderojnë se në kohën e ish Jugosllavisë kanë jetuar më mirë.

Sondazhi është realizuar nga Instituti ‘Ipsos’ në Austri me 10.500 qytetarë të shteteve të dala nga ish Jugosllavia, raporton Albinfo.

Sa i përket shqiptarëve të Kosovës, ata kanë një qëndrim krejtësisht ndryshe sa i përket asaj që quhet “jugonostalgji”: vetëm 5.4% të tyre “mërziten” për shkatërrimin e ish-Jugosllavisë. Siç dihet, Kosova është çliruar nga Serbia ose nga Jugosllavia, në vitin 1999 ndërsa pavarësinë e ka shpallur në vitin 2008.

Të anketuarit nga Maqedonia janë “jugonostalgjikë” në shkallën prej 45%, ata nga Kroacia, 18% ndërsa te malazezët, kjo shkallë është 28.1%.. për Slloveninë nuk ka të dhëna.

Article Logic
Execution time: 0.025479078292847
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-70963" }