Arrestohet në Tiranë Genis Mëhillaj, bashkëpunëtor i vrasësit Julian Sinanaj

Publikuar tek: aktualitet, më 17:03 06-03-2017 Arrestohet në Tiranë Genis Mëhillaj, bashkëpunëtor i vrasësit Julian Sinanaj

Është arrestuar ditën e sotme në Tiranë 46-vjeçari Genis Mëhillaj, i shpallur në kërkim për “Vepra me qëllime terroriste”.

46-vjeçari nga Vlora, Genis Mëhillaj, për të cilin gjykata ka dhënë masën "arrest me burg", dyshohet si ndërmjetës mes porositësve dhe vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Policia e Shtetit kishte vendosur shpërblim prej 10 mijë euro për çdo informacion lidhur me Genis Mëhillaj dhe kushëririn e tij Andon Mëhillaj, 39 vjeç.

Julian Sinanaj dyshohet të ketë kryer rreth 27 vrasje me pagesë në Shqipëri por edhe në Greqi.

Article Logic
Execution time: 0.020909070968628
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-70973" }