“Sot në Shqipëri ekziston një qeveri teknike. PD dhe Berisha e dinë”

Publikuar tek: politike, më 08:03 09-03-2017 “Sot në Shqipëri ekziston një qeveri teknike. PD dhe Berisha e dinë”

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi duke kujtuar për “Panorama” prapaskenat përmes të cilave u krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar e 9 marsit 1997, ka komentuar edhe kërkesën e Partisë Demokratike për qeveri teknike për zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas Gjinushit, qeveria teknike që kërkon sot PD-ja është KQZ-ja dhe nëse kjo parti kërkon seriozisht zgjedhje të lira dhe të ndershme atëherë duhet të kërkojë depolitizimin e KQZ-së dhe votat garantohen në 97% të tyre.

“Në 1996-ën Berisha i vodhi zgjedhjet me ligj, komisionet zgjedhore i kontrollonte shumica, Policia dhe SHIKU-u kishin role aktive. Opozita ishte formalisht në komasione. Kur është miratuar ky ligj, në tavolinat e Kuvendit kanë kërcyer Ilir Meta dhe Arben Imami ku i kanë shkulur mikrofonin Pjetër Arbnorit. Detyra e parë e qeverisë Fino ishte ndryshimi i këtij ligji. Ligji i ri u hartua, mblidheshin rregullisht partitë që propozonin dhe në momentin që do të miratohej, Sali brenda një nate çon për miratim projektin e vet. Ky Sali që kërkon sot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra u la ligji i ’96, me të cilin vodhi zgjedhjet. Pastaj u detyrua me dekret, ato që i mori me ligj, ia kaloi Finos, u bë një shpikje. Qeveria zgjedhore është KQZ-ja dhe komisionet zgjedhore. Prandaj qeveri teknike, që kërkon sot PD-ja, është KQZ-ja. Nëse e ka të sinqertë kërkesën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, le të kërkojë depolitizim të KQZ-së dhe komisioneve, garanto pavarësinë dhe ligjshmërinë e tyre, dhe i ke 97% votat tek i zoti”, ka thënë Gjinushi.

Lexo edhe: Skenari për të mos u regjistruar në zgjedhje, ja sa afat i ka mbetur PD-së dhe aleatëve

Article Logic
Execution time: 0.0024900436401367
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-71285" }