Përfundon me spektakël ndeshja Tirana-Skënderbeu në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 19:03 10-03-2017

Ka përfunduar në barazim 2-2 takimi Tirana-Skënderbeu që u zhvillua në kuadër të javës së 25-të të Superligës.

Ede shënoi në minutën e 3-të për bardheblutë, ndërsa barazoi Salihi në minutën e 17-të nga pika e bardhë.

Në minutën e 43-të, Hoxhallari realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke e dërguar Tiranën në avantazh 2-1 në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi me Skënderbeun që kërkoi me ngulm golin e barazimit dhe e gjeti në minutën e 57-të, sërish me anë të Salihit që realizoi me kokë.

Në fundin e ndeshjes, Gjergji Muzaka pati dy raste të pastra për shënim, por mesfushori i Skënderbeut, në të parin u ndal nga Hoxhallari dhe Ilion Lika dhe në momentin e dytë goditi jashtë me kokë.

Article Logic
Execution time: 0.0024161338806152
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-71490" }