Ilir Daja 'kapet' gjatë emisionit me Bulkun: Ti tani e ke nisur trajningun…

Publikuar tek: sport, më 21:03 10-03-2017 Ilir Daja 'kapet' gjatë emisionit me Bulkun: Ti tani e ke nisur trajningun…

Pas barazimit 2-2 kundër Tiranës, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka folur për lojën që prodhpo skuadra e tij dhe faktin se në Korçë do shkojnë me një pikë dhe jo 3 siç pretendonin.

"E dija se do të ishte e vështirë kundër Tiranës. Por, na u bë edhe më e vështirë pasi pësuam që në minutën e 3-të. Ekipi tregoi karakter, sepse reagoi edhe pse u gjend dy herë në disavantazh. Në 20 minutat e fundit luajtëm me 5 sulmues, sepse kërkonim tri pikët.

Peng më mbeten vetëm tri pikët që nuk i morëm dot sot kundër Tiranës.

Nuk kishim dozë emocionale. Ndërtuam sulme duke gjetur zona të përshtatshme. Nuk mund të them se ndihet lodhja fizike. Ndodh në futboll edhe të mos fitosh ndeshje të tilla.

Por, nëse tregojmë karakter si sot, mendoj se do jemi në rrugën e duhur.

Sot kundër Tiranës kemi qenë më të ekuilibruar se në sfidën kundër Teutës një javë më parë.

Mendova të luaja me tre lojtarë në mesfushë për t'i dhënë frymëmarrje ekipit. Por, kartonët e verdhë të marrë sot nga Nimaga dhe Orelesi bëri që të dya ata të mos kishin shumë kohë për presing.

Duhet të tregoheshim të kujdesshëm që të mos pësonim nga goditjet standarde. Përveç faktit që nuk fituam, sot kundër Tiranës ishim më lart se kundërshtari", tha trajneri Daja për Supersport.

Ndërkohë që ish-kapiteni i Tiranës, Ervin Bulku, tashmë në rolin e analistit sportiv në "Gol pas Goli" iu drejtuar trajneri të Skënderbeut duke i thënë: "Ekipi nuk ishte shumë mirë në pjesën e parë, sepse nuk e rikuperonte topin në kohën e duhur dhe mendoj se ishte gabim nga ana juaj që keni luajtur në të njëjtën mënyrë siç luajti Skënderbeu fazën e parë kundër Tiranës, kur ju ishit trajner i bardhebluve. Mendoj se duhet të kishit aktivizuar Osmanin, sepse Orelesi në rolin e mesfushorit para mbrojtjes nuk funksionoi". Përgjigjja e Dajës ndaj Bulkut ishte: "Ervin, ti ke mendimin tënd dhe nuk bashkohemi në këtë pikë që po thua. Kjo ndoshta edhe për faktin se ti sapo e ke filluar trajningun. Por, unë e bëra më sipër pasqyrën e ndeshjes së sotme kundër Tiranës", tha Daja, i cili më pas sqaroi edhe lënien në stol të Osmanit: "Nuk ka asnjë çështje Osmani, por ai dhe kushdo tjetër te Skënderbeu, do të kontribuojnë kur t'iu kërkohet".

Article Logic
Execution time: 0.0026118755340576
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-71501" }