Fitore dramatike për Juventusin ndaj Milanit, ka sërish polemika për një 11-metërsh

Publikuar tek: sport, më 22:03 10-03-2017 Fitore dramatike për Juventusin ndaj Milanit, ka sërish polemika për një 11-metërsh

Sfida e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A mes Juventus dhe Milanit mbyllet me fitoren dramatike të bardhezinjve 2-1. Benatia shënoi i pari për Juventusin në minutën e 30-të.

Por, sulmuesi i Milanit, Baça realizoi në minutën e 43-të duke i çuar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultat të barabartë.

Në fraksionin e dytë të takimit, Juventusi kishte më shumë iniciativë dhe raste për shënim, por pa mundur t’i konkretizojë me sukses deri në minutën e 95-të, kur bardhezinjtë fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Dybala.

Për t’u veçuar ishte fakti se në minutën e 93-të, Sosa i Milanit u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Article Logic
Execution time: 0.0023448467254639
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-71505" }