Ambasadori i parë që thyen heshtjen pas takimit me Bashën, mbështet Ramën

Publikuar tek: politike, më 18:03 13-03-2017 Ambasadori i parë që thyen heshtjen pas takimit me Bashën, mbështet Ramën

Ambasadori austriak Johann Sattler ka folur nga Korça për drekën që kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi me ambasadorët.

Ndonëse është shprehur optimist për takimin, diplomati austriak nuk ka dhënë një përgjigje nëse pas kësaj dreke, opozita do të mbyllë protestën e saj.

“Nuk ka qenë thjesht një drekë por ka pasur edhe diskutim për situatën politike aktuale. Dreka e sotme është dicka pozitive dhe unë mendoj se çdo gjë që i bën njerëzit së bashku është diçka pozitive dhe në këtë sens unë them që ishte një hap pozitiv”, deklaroi Sattler për gazetaren Ledjona Xheladinaj.

I pyetur nëse ambasadorët do ta nxjerrin nga çadra e protestës Partinë Demokratike ai tha: “Për këtë duhet pyetur zoti Basha për mund të them se çdo lider dhe qytetar ka të drejtën e protestës dhe shprehjes së zemëratës së tyre por gjithashtu ata kanë pritshmëri dhe shumë gjëra për të bërë në parlament kur të rikthehen duke theksuar reformën në drejtësi”.

Në lidhje me një ndryshim të mundshëm qëndrimi nga Basha pas lëvizjes së 4 ministrave ambasadori austriak ia ka lënë stafetën kreut të PD-së për t’u përgjigjur.

“Çdo gjë që i bashkon partitë politike është një hap pozitiv dhe në këtë drejtim unë mendoj së është pozitive por për këtë mendoj se duhet pyetur lideri i partisë demokratike”, theksoi Sattler.

 

Article Logic
Execution time: 0.002316951751709
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-71774" }