Lugano humbi 5-2 në kampionat, Tramexani çon Sadikun në fabrikë në 6 të mëngjesit

Publikuar tek: sport, më 07:03 14-03-2017 Lugano humbi 5-2 në kampionat, Tramexani çon Sadikun në fabrikë në 6 të mëngjesit

Skuadra zviceriane e Luganos që drejtohet Paolo Tramexani humbi këtë fundjavë 5-2 në kampionat kundër Thunit.

Ekipi ku bën pjesë edhe sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku duket e ka marrë shumë lehtë këtë sfidë. Futbollisti elbasanas shënoi golin e dytë për Luganon në këtë takim, por Tramexanit nuk i ka pëlqyer aspak sjellja në tërësi e skuadrës së tij, duke u shprehur pas ndeshjes: "Disa lojtarëve të mi, fanella e Luganos iu rri e ngushtë". Mungesën e impenjimit në fushë kundër Thunit, trajneri i Luganos nuk e ka toleruar. Ish-ndihmësi i De Biazit në Kombëtaren kuqezi nuk ka vonuar dhe pakënaqësinë e tij ndaj skuadrës e ka ndëshkuar me një vendim që ka habitur jo pak edhe vetë futbollistët e Luganos. Tramexani së bashku me lojtarët e tij janë zgjuar herët në mëngjes dhe në orën 06:00 janë paraqitur para dyerve të një fabrike në Lugano, ndërsa trajneri ka dashur t'iu tregojë futbollistëve të tij, se sa lodhen njerëzit për të arritur diçka në jetë dhe në profesionin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.018182039260864
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-71817" }