Klubi i Tiranës zyrtarizon përjashtimin e Takut: Ja çfarë ndodhi në seancën stërvitore

Publikuar tek: sport, më 18:03 14-03-2017 Klubi i Tiranës zyrtarizon përjashtimin e Takut: Ja çfarë ndodhi në seancën stërvitore

Afrim Taku është përjashtuar nga seanca e djeshme stërvitore pas një konflikti që ka pasur me trajnerin Mirel Josa.

Ashtu siç njoftoi dje newsport.al, sot klubi bardheblu ka lajmëruar se mesfushorit i është kërkuar nga stafi teknik të mos stërvitet me ekipin. Përmes njoftimit zyrtar në faqen zyrtare në facebook shkruhej:

“Afrim Taku per shkak te sjelljes aspak korrekte eshte perjashtuar dje nga seanca stervitore. Futbollisti ka thyer rregulloren e brendshme te klubit duke mos u treguar aspak korrekt ne komunikimin me trajnerin Mirel Josa para se te niste stervitja. Taku ka kerkuar shpjegime per arsyet qe sollen zevendesimin e tij nga loja dhe eshte shprehur se nuk e pranon nje gje te tille. Pas ketij komunikimi aspak korrekt, lojtarit i eshte kerkuar nga stafi teknik te mos stervitet. Klubi do te marre neser masa per gjithcka ka ndodhur pasi te zhvillohet nje takim me lojtarin”, përfundon njoftimi i Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0024840831756592
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-71895" }