Kosova pret Islandën në "Loro Boriçi", dalin në shitje biletat

Publikuar tek: sport, më 21:03 14-03-2017 Kosova pret Islandën në

Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Islandë, e cila do të luhet më 24 mars 2017, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ora 20:45, dalin në shitje të mërkurën, më datë 15 mars.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat E2, E3, E4 = 7 Euro

Tribunat E1, E5 = 15 Euro

Tribunat D1, D4 = 15 Euro

Tribunat D2, D3 = 20 Euro

Tribunat C1, C5 = 15 Euro

Tribunat C2, C3, C4 = 7 Euro

Tribunat A, B = 55 Euro

Tribuna VIP = 110 Euro

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara kanë elemente të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit ‘Loro Boriçi’ është i kompjuterizuar.

Article Logic
Execution time: 0.015933990478516
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-71912" }