De Biasi tregon me pak fjalë punën në krye të Kombëtares: Kam pasur dorë të lirë!

Publikuar tek: sport, më 08:03 15-03-2017 De Biasi tregon me pak fjalë punën në krye të Kombëtares: Kam pasur dorë të lirë!

Në fjalën e tij gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ka folur për punën e tij në krye të Kombëtares shqiptare.

De Biasi ka theksuar se FSHF i ka lënë dorë të lirë në punën me kombetaren, ndërsa kërkoi që brezi i ri të mësohet për t’i qëndruar larg dhunës në futboll.

“Jam këtu për t’iu falëndëruar për mbështetjen që i keni dhënë të gjithë Kombëtares në rrugëtimin e saj drejt ‘Euro 2016’. Puna e bërë në këto 5 vite që jam këtu ka sjellë vazhdimësi dhe identifikim për futbollin shqiptar. Kam pasur mundësinë për të punuar pa pengesa. Më është dhënë dorë e lirë nga ana e FSHF-së. Suksesi që ka arritur Kombëtarja jonë dhe FSHF në Europian ishte një arritje e madhe. Kemi lojtarë që kanë fantazi dhe që vendosin zemrën në fushë. Vërtetë që jemi një vend i vogël, por kemi cilësi që vendet e tjera nuk e kanë. Rëndësi ka që të edukojmë edhe brezat e ardhshëm që të qëndrojnë larg dhunës në futboll. Ju falënderoj të gjithëve”, tha De Biasi.

Article Logic
Execution time: 0.0028080940246582
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-71955" }