Marrëveshje të fshehta me mafian dhe krimin, arrestohen 69 politikanë, inxhinierë, biznesmenë dhe profesorë universitetesh

Publikuar tek: bota, më 10:03 15-03-2017 Marrëveshje të fshehta me mafian dhe krimin, arrestohen 69 politikanë, inxhinierë, biznesmenë dhe profesorë universitetesh

Guardia Di Finanza ka ekzekutuar 69 urdhër- arreste mes tyre politikanë dhe biznesmenë.

Sipas mediave italiane të arrestuarit akuzohen për manipulime me tenderat, korrupsion dhe marrëveshje të fshehta me mafian dhe organizatën kriminale ‘Camorra’.

Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe profesor universitetesh, inxhinierë, nëpunës civili dhe administratorë lokalë, të cilët kanë abuzuar me tenderat. Hetimi është kryer nga 5 struktura, të cilat kanë bashkëpunuar mes tyre për të finalizuar këtë operacion, koordinuar dhe nga prokurori Borrelli.

Raportohet se në qendër të hetimit, si ‘pjesë e rrethit të madh të korrupsionit’ është dhe organizata ‘Guglielmo La Regina’, e cila vitin e kaluar u përfshi në një skandal sa i takon çështjes së rikonstruktimit të pallatit ‘Teti Maffuccini’.

Article Logic
Execution time: 0.021186828613281
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-71967" }