UNESCO në Shqipëri, fondet që janë dhënë në dekadën e fundit (SHIFRA MARRAMENDËSE)

Publikuar tek: ekonomi, më 10:03 15-03-2017 UNESCO në Shqipëri, fondet që janë dhënë në dekadën e fundit (SHIFRA MARRAMENDËSE)

Që nga viti 2008, Shqipëria ka përfituar nga programet e UNESCO-s mbi rreth 335,500 dollarë. Të dhënat zyrtare të kësaj organizate mbi Shqipërinë tregojnë se numri më i madh i projekteve të financuara (6 të tilla me vlerë 113,000 usd) kanë qenë në periudhën 2008-2009.

Për periudhën 2016-2017 në total janë miratuar tre projekte me vlerë rreth 43,000 usd.

Shqipëria është anëtare e UNESCO-s që nga viti 1958 dhe ka disa trashëgimi që janë të mbrojtura prej saj: Butrinti, Gjirokastra, Berati  dhe Isopolifonia.

Ndërsa janë rreth pesë projekte që janë në listë pritjeje nga të cilat pritet që të hyjë për miratim gjatë 2017-ës Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare. Ndër projekte të tjera janë: qyteti i vjetër i Apollonisë (2014), Amfiteatri i Durrësit ( 1996), Varret e Selcës (1996), etj.

Shqipëria  që nga viti 2010 jep kontribut vullnetar në UNESC. Këto vlera kanë ndryshuar në gjashtë vitet e fundit. Vlera më e ulët është dhënë në vitin 2011 me 440, ndërsa m ëi lari në vitin 2015 me 66,246 usd. Për vitin 2016 kjo vlerë u llogarit në 26,120 dhe është paguar tërësisht.

Në total Shqipëria ka ratifikuar 18 instrumente ligjor me këtë organizatë ndërsa 22 janë ende të pa nënshkruara.

Programet

113,000 usd  2008-2009

100,300 usd  2010-2011

34,000  usd  2012-2013

45,000 usd   2014-2015

43,000 usd   2016-2017

Monitor

Article Logic
Execution time: 0.020940065383911
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-71969" }