Edi Paloka: “Juniori” i krimit u zëvendësua nga “seniori”, presionin ishte i yni

Publikuar tek: politike, më 10:03 16-03-2017 Edi Paloka: “Juniori” i krimit u zëvendësua nga “seniori”, presionin ishte i yni

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar sot nga çadra para Kryeministrisë se ndryshimet në qeveri erdhën si rezultat i presionit të opozitës.

Megjithatë, Paloka ka kritikuar zgjedhjen e Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme duke thënë se “junior”-i i krimit (Saimir Tahiri) u zëvendësua nga “senior”-i (Fatmir Xhafaj).

“Një “junior” të krimit e zëvendësoi me një “senior” të krimit, Fatmir Xhafën, me vëllain e një trafikanti droge. Rama e vuri ministër të Brendshëm, duke treguar se lidhjet e tij me krimin nuk janë shkëputur. Nga bandat e Saimir Tahirit, Rama ka kaluar te bandat e Fatmirit”, u shpreh Paloka duke theksuar vendosmërinë e PD-së për të vazhduar protestën. 

Article Logic
Execution time: 0.0023350715637207
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72086" }