Shqiptarët, përdoruesit më të lartë të Facebook-ut në Rajon

Publikuar tek: ekonomi, më 11:03 16-03-2017 Shqiptarët, përdoruesit më të lartë të Facebook-ut në Rajon

Sipas Internet Word Stat, që publikon të dhëna për përdorimin e internetit, në Shqipëri janë rreth 1.4 milionë përdorues të Facebook. Për një popullsi prej rreth 2.8 milionë banorë, norma e penetrimit të Facebook është gati 50%.

Sipas këtyre të dhënave rezulton që gjysma e njerëzve në Shqipëri janë përdorues të rrjetit më të Facebook. Të dhënat i përkasin vitit 2016.

Në krahasim me rajonin, shqiptarët janë më të dhënë ndaj Facebook. Në Bosnjë- Hercegovinë, norma e penetrimit të Facebook është 38.8%, ndonëse përdoruesit e internetit janë më të lartë se në Shqipëri, duke arritur në 68.1%.

Në Maqedoni, penetrimi i përdoruesve të Facebook është 47.6%, edhe në Serbi po rreth 47%, në Kroaci 40.4. Mali i Zi është në nivele të krahasueshme me Shqipërinë, në rreth 49%. Shqiptarët e Kosovës, që ka një normë përdorimi interneti shumë më të lartë se Shqipëria, në 80.9%, e përdorin më pak Facebook, me një normë penetrimi prej 45.7%.

Shqiptarët, sidomos të rinjtë, rezultojnë të jenë ndër përdoruesit më të lartë të Facebook në rajon, por edhe në krahasim me vendet e Bashkimit Europian.

faceboobk.png

Article Logic
Execution time: 0.019448041915894
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72099" }