Nga 7 konkurentë në garë, tenderin prej 276.8 milion lekësh e fiton oferta e renditur në vendin e fundit

Publikuar tek: ekonomi, më 13:03 16-03-2017 Nga 7 konkurentë në garë, tenderin prej 276.8 milion lekësh e fiton oferta e renditur në vendin e fundit

Tenderin me një fond limit prej  276,886,912 lekësh për “Rehabilitimin e  varrezave në Sharrë dhe lidhjen me rrugën ekzistuese Kombinat” me burim financimi vënë në dispozicion nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve dhe instriticion prokurues “Bashkia Tiranë” e ka fituar operatori ekonomik “GECI SHPK”, shkruan newsbomb.al.

 “GECI SHPK” ka fituar tenderin prej miliona lekësh, duke u skualifikuar 6 operatorët Operatorët ekonomik të mëposhtëm: 
1. Operatori ekonomik “Junik” shpk, 
Mungese e dokumentacionit të plotë ligjor, ekonomik dhe teknik si dhe mungese e ofertës ekonomike. 
2. Operatori ekonomik “Euroteorema Peqin” shpk 
mungese dokumentacioni. Operatori ekonomik “Euroteorema Peqin” shpk nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion që të provojë se ka të punësuar pranë shoqërisë 2 (dy) teknik ndërtimi të pajisur me dëshmi kualifikimi lëshuar nga ISHTI, çka bie në kundërshtim me DST. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstatoi se listpagesat e punonjësve të paraqitura nga Operatori ekonomik “Euroteorema Peqin” shpk për periudhën Nëntor 2015 – Nëntor 2016 nuk janë sipas formatit që kërkohet nga legjislacioni në fuqi, pasi nuk janë të shoqëruara me formularët e deklarimit të pagesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, cka bie në kundërshtim me Kriteret e Veçanta të Kualifikimit të përcaktuara në Dokumentat Standarte të Tenderit, Kapaciteti Teknik, pika 4, gërma “b”. 
3. Operatori ekonomik “Alb-Star” shpk 
Mungese dokumentacioni. .” Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konstatoi se Operatori ekonomik “Alb Star” Shpk nuk ka paraqitur kontratat e punës për asnjë nga punonjësit e deklaruar me dëshmi kualifikimi të lëshuar nga ISHTI përkatësisht për punonjësit elektriçist, hidraulik dhe teknik ndërtimi. Shoqeria nuk zotëron kapacitet te mjaftueshem teknik per sa i perket personelit te nevojshem per te realizuar kontraten per kete objekt prokurimi duke mos permbushur Kriteret e vecanta per kualifikim. 
4. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “N.T.P. Eurokos” Degë e shoqërisë së huaj & “Denis-05” shpk. 
Bashkimi i Operatorëve ekonomik nuk zotëron kapacitet te mjaftueshem teknik per sa i perket personelit te nevojshem per te realizuar kontraten per kete objekt prokurimi duke mos permbushur Kriteret e vecanta per kualifikim, Kapaciteti Teknik dhe profesional, pika 8. 
5. Operatori ekonomik “Alko-Impex General Construction” Degë e shoqërisë së huaj. 
Operatori ekonomik “Alko-Impex General Construction” Degë e shoqërisë së huaj nuk ka kapacitetin e duhur teknik për objektin që prokurohet, pasi nuk plotëson Dokumentat Standarte të Tenderit, Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, Kapaciteti Teknik, pika 15. 
6. Operatori ekonomik “Bami” shpk 
shoqëria “Bami” shpk nuk plotëson Kriteret e Veçanta të Kualifikimit, kapacitetin teknik.

“Open Procuerement Albania” ka publikuar pasaportën me të dhënat e detajuar të tenderit si më poshtë:

 tenderi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.016402006149292
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72124" }