Berisha sulmoi ashpër Sorosin paradite, pasdite në çadër foli koordinatori i Sorosit për Maqedoninë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:03 16-03-2017 Berisha sulmoi ashpër Sorosin paradite, pasdite në çadër foli koordinatori i Sorosit për Maqedoninë

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti paraditen e sotme në çadrën e protestës, fjalimin publik më të ashpër ndaj miliarderit George Soros, duke i bërë thirrje publike SHBA dhe BE, jo vetëm ta hetojnë por ta shpallin “non grata” organizatën e tij, që sipas Berishës financon mafien dhe korrupsionin në vendet në zhvillim.

Por si për ironi, në fjalimin e pasdites, në çadrën e lirisë sot ishte i ftuar koordinarori i fondacionit të SOROS në Maqedoni, Kim Mehmeti.

Ky i fundit që ka shërbyer për gati 10 vjet si koordinator i veprimtarisë botuese të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Maqedoninë, dhe sot akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, është pjesë e "listës së sorosianëve" me denoncime në mediat maqedonase se ka përfituar miliona nga fondet e Sorosit. /Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.013470888137817
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72167" }