Policia merr masat për ndeshjen Skënderbeu – Kukësi: Ja çfarë do të ndalohet

Publikuar tek: sport, më 10:03 17-03-2017 Policia merr masat për ndeshjen Skënderbeu – Kukësi: Ja çfarë do të ndalohet

Sot në orën 18.00 në Stadiumin e qytetit të Korçës zhvillohet ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të Skënderbeut dhe Kukësit, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe drejtues të Klubit Sportiv Skënderbeu kanë marrë masat për garantimin e zhvillimit normal të kësaj ndeshjeje. Shërbimet policore do të rrethojnë gjithë perimetrin përreth Stadiumit, me qëllim parandalimin e çdo incidenti, dëmtimin e pronës së shtetasve dhe sigurimin e rregullit e lëvizjes së tifozëve Po ashtu, nuk do të lejohen tregëtarët ambulantë në këtë unazë dhe në lulishtet përpara dhe pas stadiumit. Do të ndalohet përdorimi i pijeve alkoolike, shisheve të qelqit, fishekzjarreve, shashkave zhurmuese e tymuese, materialeve të tjera piroteknike, si dhe mbajtja e çelësave, çakmakëve, monedhave metalike dhe objekteve të tjera të forta të ndaluara në mjediset e stadiumit. Qytetarët që janë pajisur me biletë,të marrin masa për paraqitjen në ambjentet e stadiumit përpara fillimit të ndeshjes, duke llogaritur dhe kohën e procedurave të kontrollit. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Klubi i Futbollit “Skënderbeu” kërkojnë një sjellje korrekte dhe të kulturuar të tifozëve, shmangien e veprimeve që mund të çojnë në konflikte mes tyre dhe cënimin e rendit publik.

Article Logic
Execution time: 0.018471956253052
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72217" }