Panariti diskuton me Eurodeputetin slloven: Krijimi i markave vendase dhe mbështetje për fermerët e vegjël

Publikuar tek: ekonomi, më 13:03 17-03-2017 Panariti diskuton me Eurodeputetin slloven: Krijimi i markave vendase dhe mbështetje për fermerët e vegjël

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, priti sot në një takim Eudoreputetin slloven Franc Bogoviç, i cili shoqërohej nga Ambasadorja e Sllovenisë në Tiranë, Lea Stançiç dhe Zv.Ambasadorja, Masa Siftar.

Takimi dhe biseda mes ministrit Parariti dhe europarlamentarit Bogoviç, kishin për qëllim shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave të të dy vendeve, në lidhje me zhvillimin e bujqësisë, duke e vënë theksin te zhvillimi rural, krijimi i markave dhe mbështetj e fermerëve të vegjël, si dhe asistenca për të përthithur fonde nga Bashkimi Evropian për bujqësinë shqiptare.

Bogoviç, gjatë bisedës i spjegoi Panariti modelin slloven të mbëshetjes së zhvillimit të bujqësisë, nëpërmjet shoqatave bujqësore, të cilët sipas tij, që nga momenti i krijimit të kooperativave të përbashkëta, janë në gjëndje të prodhojnë më shumë dhe janë po ata vetë ata, që gjejnë tregjet për produktet e tyre.

“Duke qenë se Shqipëria ka ngjashmëri me Slloveninë, si një vend i vogël, vend me mundësi zhvillimi të bujqësisë, duhet të ndjekë shembullin slloven, pasi të dy vendet tona nuk është se kanë aftësi konkuruese me sasi prodhimi në tredhet evropiane. Ajo çfarë në Slloveni ka rezultuar me sukses dhe do të thoja që mund të ndiqet edhe nga Shqipëria, është mbështetja ndaj fermerëve të vegjël, të cilët mund të grupohen në shoqata bujqësore dhe në këtë mënyrë, rrisin prodhimin, si dhe bëjnë të mundur vetë, që të gjejnë tregjet për produktet e tyre”, tha ish-ministri slloven, Bogoviç, duke e vënë theksin edhe në “krijimin e produkteve të markës, pasi Shqipëria ka kushte natyrore të mrekulleshme,  si dhe zhvillimin e fermave agroturistike, të cilat i shtojnë vendit tuaj jovetëm prodhimin apo fuqizimin e fermerëve, por japin një ndihmë mjaft të çmuar në zhvillimin e turizimit”.

Më tej, Bogoviç u ndal në dy projekte të suksesshme sllovene, dy histori suksesi, të cilat sipas tij, duhen marrë shembull nga Shqipëria. I pari është “Mjalti i mëngjesit”, i cili është zbatuar në shkollat e Sllovenisë. “Ky projekt, vijoi Bogoviç, në radhë të parë, edukon brezat e ri, fëmijët, që të ushqehen me produkte marke vendase. Në këtë formë, nxitet prodhimi vendas, rritja e numrit të bletëve, ndërkohë që fermerët, bletarritësit, mund dhe duhet të mbështeten me ide dhe projekte, që për përfitojnë nga fondet e Bashkimit Evropian për këtë sektor”.

Projekti i dytë, mbi të cilin vuri theksin eurodeputeti, që duhet ndjekur nga Shqipëria, është nxitja dhe zhvillimi i traditës së ushqimit vendas. “Në lidhje me këtë, një herë në vit, mund të organizohen në formë aktiviteti, vakte ngrënieje, vetëm me ushqim vendas, të zonës ku zhvillohet. Në këtë mënyrë, edukohen njerëzit pëe t’u orientuar drejt produkteve ushqimore të prodhuara në Shqipëri e në këtë mënyrë rritet dhe prodhimi, ndihmohen fermerët”, vijoji Bogoviç.

Nga ana e tij, Ministri Edmond Panariti, duke e falenderuar eurodeputetin dhe përfaqësuesit diplomatik në Sllovenisë në Tiranë, me vizitën, i ka njohur me zhvillimet e bujqësisë shqiptare gjatë viteve të fundit, mbështetjen që Ministria e Bujqësisë ka dhënë për fermerët, grandet dhe subvencionet për rritjet e kapaciteteve prodhuese, grumbulluese e përpunuese, rritjet e prodhimit dhe ekportit të produkteve bujqësore etj.

Në kuadër të zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejshëm të bujqësisë shqiptare, Z.Panariti kërkoi që Sllovenia ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj në Bashkimin Evropian, për fonde në lidhje me linja përpunimi, linja prodhimi, projekte të ndryshme në fushën e bujqësisë shqiptare. Gjithashtu, Panariti kërkoi mbështetjen e europarlamentarit dhe nga Sllovenia, për projekte që kanë të bëjnë me bujqësinë turistike, pra agroturizimin, në ato projekte që quhen “zinxhiri i vogël” dhe ofrojnë mundësinë e ndërthurjes së komponetëve bujqësi-turizëm dhe që iu vijnë mjaft në ndihmë komuniteteve lokale.

Bogoviç, duke e garantuar Ministrin Panariti për mbështetje, e ftoi për ngritjen e grupeve të specialistëve, që të shkojnë në Slloveni dhe të marrin eksperiencën e fermerëve vendas në projektet që ata kanë.

Franc Bogoviç është deputet i Parlamentit Evropian dhe shumë aktiv në mbështetje të integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor, si dhe të dialogut, paqes, stabilitetit e zhvillimit ekonomik të rajonit.

Z.Bogoviç, jetën e tij profesionale ia ka dedikuar bujqësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale. Nga viti 2012 deri në vitin 2013, Bogoviç ka shërbyes si Ministër i Bujqësisë dhe Mjedisit në Qeverinë e Sllovenisë.

Article Logic
Execution time: 0.014063835144043
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72253" }