Rriten eksportet, gjatë shkurtit 20 miliardë lekë më shumë se një vit më parë

Publikuar tek: ekonomi, më 15:03 17-03-2017 Rriten eksportet, gjatë shkurtit 20 miliardë lekë më shumë se një vit më parë

Gjatë muajit shkurt janë rritur sërish eksportet për të dytin muaj rresht.

Sipas Institutit të Statistikave në muajin shkurt, Shqipëria eksportoi mbi 20 miliardë lekë mallra në tregjet e huaja ose 14.2 % më shumë se sa shkurti i vitit të kaluar.

Ndërsa në raport total për dymujorin, këtë vit eksportet janë rreth 50 milionë dollarë ose 15 % më të larta se sa ishin në periudhën janar-shkurt të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të INSTAT rritja e eksporteve po udhëhiqet nga ecuria pozitive e sektorit fason, por edhe rekuperimi i dy grupeve të rëndësishme ai i energjisë dhe materialeve të ndërtimit.

Rënia dramatike e çmimit të naftës si dhe kriza e ndërtimit ishin arsyeja kryesore e krizës dyvjeçare së eksporteve, të cilat ranë me 5 % në vitin 2015 dhe mbetën në stanjacion pas një viti.

1.png

Article Logic
Execution time: 0.022804021835327
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72267" }