Kush janë “Djajtë e Zinj”, komandot me mision ekzekutimin e liderit të ISIS

Publikuar tek: bota, më 15:03 17-03-2017 Kush janë “Djajtë e Zinj”, komandot me mision ekzekutimin e liderit të ISIS

Një divizion komandosh iraken të trajnuar nga ushtria amerikane janë kthyer në tmerrin e militantëve të Shtetit Islamik, jo vetëm për shkak të pamjes së tyre të frikshme por edhe aftësive në fushën e betejës.

Ata janë Divizioni i Artë, që prej militantëve islamikë njihen si Djajtë e zinj, për shkak se fytyrat i mbulojnë gjithmonë me maska të frikshme kafkash.

Trupat elitë të Divizionit të Artë kanë arritur të shpartallojnë rrethimin e ISIS në Mosul duke vrarë rreth 2000 militantë ndërsa 1000 të tjerë u arratisën. Ata janë të pamëshirshëm me armikun edhe pas fitores së betejës, shkruan Newsbomb.al.

degrergerghjjjj.jpg

Për të pastruar rrugët e Mosulit nga trupat pajetë të militantëve të ISIS, ata përdorën makineri gjigante grirëse.

Një gjeneral i lartë tha se kur Divizioni i Artë nisi sulmin kundër ISIS, përbëhej nga vetëm 1000 trupa, por pavarësisht raportit 6 me 1 ata arritën t’i sprapsin me sukses militantët.

asdasfasdfgghhr444.jpg

Gjenerali thotë se 10 mijë ushtarë të pa trajnuar janë të barabartë me 100 trupa elitë nga Divizioni i Artë.

Gjenerali tha se me ndihmën e tyre Mosuli do çlirohet brenda dy muajve, ndërsa disa media në Irak raportojnë se “djajtë e zinj” kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e liderit famëkeq të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi dhe po përgatisin një mision për ta ekzekutuar. /Newsbomb.al

dfe4gthhjjj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.022041082382202
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-72269" }